Thaçi i gatshëm për zgjedhje, nuk sheh arsye për bojkot
By Unknown - 1/3/13
PDSH do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Opsioni i bojkotit të tyre nuk ekziston. Kështu deklaroi sot lideri i kësaj partie Menduh Thaçi, i cili theksoi se nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pas takimit me ambasadorin britanik Kristofer Ivon, Thaçi njoftoi se PDSH-ja po përgatitet për zgjedhjet lokale, të cilat i shikon me komoditet, veçanërisht në Kërçovë, ku nuk do të ketë asnjë kandidat. Për sa i përket bojkotit apo idesë për qeveri teknike, Thaçi i përjashtoi ato si mundësi.
“Të jem i sinqertë zgjedhjet lokale PDSH çdoherë i pret me më pak stres, nga arsye praktike, për shkak se ai rezultat negativ fantastik që na vjen nga Kërçova, 18 000 vota me 0, tani nuk është interesant dhe me rëndësi për ne. Aty, ne nuk do të kemi kandidat. Shumë punë duhen ndryshuar, dhe shpresoj që të ndryshohen deri në zgjedhjet lokale. Ne nuk jemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare ose për ndonjë qeveri tjetër. Nuk kontestojmë se BDI-ja ka legjitimitetin si fituese e zgjedhjeve të vitit 2011, jemi të përgatitur të presim deri në zgjedhjet e rregullta, me kusht që ata të marrin përgjegjësinë dhe ato premtime që i kanë dhënë para shqiptarëve, t’i përmbushin”, deklaroi Menduh Thaçi, lider i PDSH-së.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Thaçi i gatshëm për zgjedhje, nuk sheh arsye për bojkot"