Rasizmi, Boateng ndërpret miqësoren (video)
By Unknown - 1/3/13
Rasizmi është problem ndaj të cilit bota e futbolli lufton me të gjithë forcat, ndërsa sot Boateng dhe bashkëlojtarët e tij të Milanit lëshuan mesazh të qartë në lidhje më këtë pyetje. Sot Milani luajti një ndeshje kontrolluese me skuadrën e kategorisë së katërt,
Pro Patrija, në të cilën ganeze Boateng përjetoi një sërë ofendimesh rasiste, të cilat vendosi mos t’i durojë. Futbollisti i Milanir për një moment mori topin dhe goditi në drejtim të tifozëve që e ofendonin atë, para se të largohet drejt zhveshtoreve.
Mbështetja për futbollistin me ngjyrë erdhi nga futbollistët tjerë të Milanit, por edhe nga ekipi kundërshtar, ndërsa drejtuesit e ‘kuqezinjëve’ vendosën të ndërpresin ndeshjen pas vetëm 25 minutave. Në komunikatën e Milanit, u kërkohet ndjesë familjeve që me fëmijët e tyre kishin ardhur të ndjekin takimin, mirëpo njëkohësisht kanë shprehur gatishmërinë për të luftuar ashpër me paraqitjen e rasizmit në sport.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Rasizmi, Boateng ndërpret miqësoren (video)"