Lajmet e Fundit

Hillari Klinton doli nga spitali

By Unknown - 1/3/13

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton sot doli nga spitali i Nju Jorkut ku qëndroi tre ditë për shkak të trombozës së zbuluar në tru, njoftoi Departamenti i shtetit. 

Ekipi i saj mjekësor njoftoi se ajo po kurohet mirë, se është e kënaqur nga trajtimi që e ka marrë në spital dhe se mezi pret që të kthehet në punë. 

Data e kthimit të saj në Departamentin e shtetit ende nuk është caktuar. Klinton u mbajt për shërim të dielën, ku pas një kontrolli të zhvilluar, mjekët kishin zbuluar se në venën mes kafkës dhe trurit kishte pasur tromb i cili nuk ka shkaktuat goditje në tru e as dëmtime tjera. 

Sekretarja amerikane e shtetit në opinion nuk është parë thuajse 4 javë pasi morri virus në bark pas kthimit të saj nga Evropa më 7 dhjetor, pas çka e anuloi vizitën e saj në Afrikën e Veriut. Pas infektimit ajo kishte dehidruar dhe kishte humbur vetëdijen pasi kishte pësuar dridhje në tru.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Hillari Klinton doli nga spitali"

Leave a Reply