Sulmuesit e nxënësve shqiptarë në liri
By Unknown - 1/5/13
Policia akoma nuk ka kapur kryerësit e rrahjes brutale të katër të rinjve shqiptarë në lagjen Aerodrom një natë më parë. Nga Ministria e brendshme vetëm njoftuan se kanë evidentuar rastin dhe se kanë ndërmarrë të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të incidentit. Katër 16 vjeçar mbrëmë u rrahën brutalisht nga një grup huliganësh maqedonas në lagjen Aerodrom, teksa kishin shkuar të jepnin testin e ndihmës së shpejtë të nevojshme për patentë shoferi. Nga sulmi i papritur i rreth 20 maqedonasve njëri nga të rinjtë pësoi lëndime më të rënda dhe mbrëmë gjendej në shok dhomë ndërsa tre të tjerët gjithashtu morën plagë të rënda trupore.
"Sa dolëm te udha, kur i pamë 20 veta, vrapuan, na zunë dhe na rrahën. Veç bërtitën, maqedonas ishin, edhe më si na zunë me bejsbollë na rrahën. Ata ishin 20-30 vetë, ne ishim pesë vetë”, tha Riad Iljazi, njëri prej të rrahurve
Naser Iljazi, prindi i Riadit mbrëmë për Alsat deklaroi se madje nga frika që fëmija e tij të mos pësojë incidente të tilla e kishte tërhequr nga shkolla e mesme e ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski – GUC” e cila ndodhet në Karposh IV, por as në fund të mendjes nuk i kishte shkuar se biri i tij do të kthehej i rrahur brutalisht në momentin që kishte shkuar të japë testin për patentë shoferi. Naser Iljazi gjithashtu shprehi revoltën edhe ndaj institucioneve të cilët sipas tij, asnjeri nuk i gjejnë autorët kur rihen shqiptarët.
"Unë jam prindi i Riadit. Vitin e parë e ka të kryer në GUC. Për këtë arsye e nxora, e dija se do ndodhë kjo, por prapë ja që ndodhi. Te shqiptarët nuk ka përgjegjësi, nuk ka kush i mbron askush. Ky shtet për mua është katastrofë. Me ndodh shqiptarët t’i rrahin maqedonasit, kapen menjëherë. Shqiptarët kur rrihen, kryerësit nuk kapen asnjëherë. Nuk ka ndodhur rastësisht kjo" , tha Naser Iljazi, prindi i Riadit
Menjëherë pas incidentit i cili ndodhi dje rreth orës 17 në lagjen Aerodrom, të rinjtë u shtruan në Spitalin e qytetit për kurim, ndërsa sot janë lëshuar pasi gjendja e tyre shëndetësore është stabilizuar. Të rinjtë e rrahur janë nga fshatrat Lubin, Kopanicë dhe Bojanë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Sulmuesit e nxënësve shqiptarë në liri"