Lajmet e Fundit

Depardieu takoi Putinin dhe e mori shtetësinë ruse

By Unknown - 1/6/13

Rrjeti televiziv Kanali 1 ka raportuar sot se aktori francez, Gerard Depardieu, është takuar me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, dhe e ka marrë shtetësinë ruse. Më herët agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, i transmetoi fjalët e Dmitry Peskovit, zëdhënës i presidentit Vlladimir Putin, që thotë se Depardieu ka arritur në qytetin Soçi në Detin e Zi dhe mund të takohet me presidentin Putin. Peskov, poashtu, tha se “nuk mund të përjashtohet se gjatë takimit Depardieu mund ta marrë pasaportën”. Të enjten Putin i siguroi shtetësinë ruse, aktorit Gerard Depardieu, i cili është i involvuar në mospajtime të thella tatimore me autoritetet e Francës. Poashtu, të enjten, ish aktorja e njohur fracneze dhe aktiviste për mbrojtjen e shtazëve, Brigitte Bardot, është kërcënuar se do t’i bashkohet aktorit Depardieu për ekzil në Rusi, nëse Franca nuk e ndalë eutanazinë e paraparë për dy elefantë të sëmurë të cirkut.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Depardieu takoi Putinin dhe e mori shtetësinë ruse"

Leave a Reply