Lajmet e Fundit

Njerëzit me mbipeshë jetojnë më gjatë

By Unknown - 1/5/13

Me nisjen e vitit të ri shumë persona mund të kenë marrë vullnetin për t’u dobësuar për shkak të kilogramëve të tepërt, por një studim surprizë tregon se të jesh i shëndetshëm do të thotë se do të jetosh më gjatë. Raportin e revistës mjekësore amerikane ‘JAMA’, e transmeton gazeta ‘Shekulli’.

 Në këtë studim janë marrë parasysh 100 studime të kaluara që përfshijnë 2.9 milionë njerëz dhe 270 mijë vdekje në botë. Si përfundim del se njerëzit e shëndoshë kishin 6 për qind  më pak mundësi për të vdekur para-kohe gjatë kohës së studimit ndërsa obezët mesatarisht 5 për qind. 

Kjo nuk është hera e parë që kërkuesit sugjerojnë që njerëzit mbipeshë kanë përfitime. Një konkluzion i tillë doli edhe në vitin 2005. 

Pse ndodhë kjo? Sipas studiumit, njerëzit me peshë mbi normalen kanë kujdes shëndetësore më të mirë për shkak se ata i shfaqin simptomat e sëmundjeve më shpejt se të tjerët dhe bëjnë kontrolle më të shpeshta nisur nga sëmundjen e lidhur me mbipeshën. Përmirësimi i mjekimit për presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit që janë të lidhur me mbipeshën kanë ndikuar gjithashtu në përfundimet e këtij studimi. Gjithashtu studimi tregon se personat e peshë mbi normalen kanë më shumë shanse për të mbijetuar gjatë një emergjence. Gjithsesi përfundimet janë të komplikuara për shkak të sasisë së mbipeshës që ka secili person.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Njerëzit me mbipeshë jetojnë më gjatë"

Leave a Reply