Studentët, mërgimtarët e 'tokës së premtuar'
By Unknown - 1/7/13
Rreth dymijë studentë nga Maqedonia për çdo vit përmes programit “Puno dhe udhëto” (Work and travel), udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Maqedoni ekzistojnë shumë agjenci të cilat realizojnë këtë program nën patronazhin
e të cilave të rijnë i bëjnë hapat e parë në botën e madhe, thuhet në një analizë të Agjencisë Informative të Maqedonisë. Thuajse nuk ekziston njeri në Maqedoni, i cili nuk njeh të paktën një student, të birin ose të bijën e ndokujt, që ka qenë ose sërish dëshiron të shkojë në Amerikë. Rrallëkush nga këta të rinj që shkojnë në Amerikë përmes programit “Puno dhe udhëto” vendosin të mbeten atje dhe të mos kthehen më dhe prandaj thuajse secili që ka shkuar atje një herë, dëshiron ta përsërisë një gjë të tillë të paktën edhe një herë.
Prindërit e këtyre mërgimtarëve të kohës së re, i mbështesin fëmijët e tyre dhe në këtë përvojë të tyre të re shohin mënyrën më të mirë që ata ti zgjerojnë pikëpamjet e tyre, të pavarësohen, të bëhen më të përgjegjshëm dhe të përgatitur për jetë, të përgatitur për t’u ballafaquar me çfarëdo sfide dhe secilën pengesë në rrugën drejt pjekurisë.
Programi “Puno dhe udhëto” nuk është shpikje nga Maqedonia, por përmes këtij programi tash e më shumë vjet, mbi 220 mijë studentë nga e gjithë bota udhëtojnë dhe punojnë në SHBA. Megjithatë, popullariteti i këtij programi në Maqedoni është rritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Në mesin e agjencive të para, të cilat kanë filluar të ndërmjetësojnë në realizimin e programit “Puno dhe udhëto” është edhe agjencia Narom Travel e cila punon tash e 20 vite. Sipas pronares së agjencisë, Sllavica Simonovska, nga Maqedonia çdo vit përmes programit për punë studentore W&T rreth 2 mijë studentë nga Maqedonia shkojnë për të punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, për dallim nga mërgimtarët tradicional, mërgimtarët e sotëm janë në pozitë më të mirë. Përderisa paraardhësit e tyre kur janë nisur në mërgim nuk kanë ditur se çka i pret, çka do të gjejnë dhe si do të gjinden, ata të sotmit kanë përparësi më të mëdha.
“Me shumën e paguar prej 1.090-1.300 dollarë amerikanë, të cilën e paguajnë në agjenci, studentët kanë të siguruar punën dhe dokumentet për punë, ndërsa nga shërbimi që e fitojnë prej agjencisë sonë janë edhe procesi i vizave, pritja në aeroportin e Nju Jorkut dhe transporti prej aeroportit deri në hotelin Nju Jorkut në Menheten ku kanë dy natë të paguara, orientimin nga sponsori në SHBA si dhe nxjerrjen e numrit social”, thotë Simonovska. Shuma e përgjithshme që duhet të posedojë studenti për tu futur në program është rreth 1.800 euro, që nuk është edhe pak, duke patur parasysh se sa është rroga mesatare në Maqedoni. Kohëve të fundit studentët kanë mundësinë të arrijnë deri te kjo shumë pa kërkuar hua nga farefisi i afërt dhe i largët. Kryesisht, tani edhe ata të cilët nuk arrijnë ti sigurojnë mjetet e nevojshme që duhet të paguhen për të realizuar këtë udhëtim përmes kërkesës së madhe, fitojnë mundësinë e tyre me ndihmën e kredive studentore që është vetëm për pjesëmarrës të studentëve në këtë program. Për marrje të kredisë nuk janë të nevojshëm zhirantë. Nevojitet vetëm një bashkëpagues të kredisë, ndërsa harxhimet manipulative të bankës (Tutunska Banka) janë 11.7 për qind. Studenti para nisjes paguan 10 për qind të shumës së përgjithshme të kredisë, ndërsa shumën e mbetur- në grejs-periudhë prej 8 muajsh, gjegjësisht pas kthimit në shtëpi.
Punët më të shpeshta që u ofrohen studentëve nga Maqedonia janë shitës, ndihmës kamerierë ose kamerierë, punë në parqet argëtuese, mirëmbajtës të dhomave, mirëmbajtës të hoteleve dhe kopshteve. Më së shpeshti punojnë nëpër qendrat turistike nëpër tërë territorin e SHBA-ve. Sipas Simonovskës, studentët që dëshirojnë të fitojnë, para së gjithash që ti kthejnë të hollat që i kanë huazuar, por dëshirojnë edhe të shëtisin, të mësojnë diçka të re, të krijojnë miqësi të reja, ndërsa e llogarisin programin edhe si një përvojë të re jetësore. Kushtet që ua sigurojnë agjencitë përfshijnë punën e sigurt, banimin, sigurimin shëndetësor, numrin social dhe leje për qëndrim dhe punë në SHBA në periudhë prej 4 muaj. Më së shpeshti këto studentë për punët e tyre paguhen prej 7 deri në 11 dollarë për orë. Në agjenci thonë se paraqitja për punë në SHBA zgjatë deri ka mesi i marsit, por më mirë është që të konkurrohet gjatë kësaj periudhe, sepse tani ka numër më të madh të vendeve të lira të punës. Puna në SHBA fillon prej gjysmës së dytë të muajit maj dhe zgjatë deri në fund të tetorit. Shumë shpesh studentët kërkojnë edhe rast të dytë dhe në këtë mënyrë të fitojnë më shumë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Studentët, mërgimtarët e 'tokës së premtuar'"