Lajmet e Fundit

Ulje drastike të temperaturave këtë javë

By Unknown - 1/7/13


Këtë javë moti në Maqedoni do të karakterizohet me erëra të forta dhe reshje të shpeshta. Kështu njoftuan sot nga Enti Hidrometeorologjik. Tërheqja e mjegullës këto ditë, duket se do të zëvendësohet me erëra të lagështa, që do të fyejnë nga drejtimi i veriut, duke arritur kështu shpejtësinë deri në 80 kilometra në orë. Temperaturat në fillimin e kësaj jave do të ulen deri më minus 10 gradë Celsius. ‘Edhe sot, ashtu siç ishte paralajmëruar, gjithë territori i Maqedonisë është përfshirë nga era e fortë veriore me shpejtësi e cila mund të arrijë deri në 80 kilometra në orë. Ndërkaq, sot ka pasur reshje bore në rajonet e larta të vendit kurse nesër pritet kohë e përafërt si kjo, vende-vende me reshje bore lokale, kështu pa pasur ndonjë ndryshim të dukshëm të temperaturës. Deri të enjten vijon periudhë mjaft e ftohtë, sidomos të martën dhe të mërkurën ku temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në minus 10 gradë. Të enjten dhe gjatë fundjavës që vjen, temperaturat do të rriten, kështu do të kemi një periudhë më të ngrohtë”, tha  Kostadinka Arsovska, Enti Meteorologjik i Maqedonisë.
Nga ana tjetër, autoritet e ‘Makedonija Pat’-it bëjnë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes në udhëtimet e tyre, për shkak të erërave të forta që do të përfshijnë vendin. Në akset rrugore, sipas tyre vazhdon trafiku në kushte dimri. ‘Makedonija Pat’ paralajmëron për kujdes të dyfishtë, drejtuesit e automjeteve, gjatë kalimit të grykave, ku nuk përjashtohet mundësia e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve. Një fenomen i tillë është vërejtur këto ditë në magjistralen Mavrovë –Dibër-Strugë, dhe Katllanovë-Veles.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Ulje drastike të temperaturave këtë javë"

Leave a Reply