Lajmet e Fundit

Shtohet fenomeni i plaçkitjeve në Tetovë

By Unknown - 1/27/13


Në Tetovë dhe Gostivar për një vit janë shënuar rreth 1 mijë vjedhje nëpër shtëpi dhe objekte afariste. Sipas policisë, vjedhjet më të mëdha ishin  kryer nëpër fshatra, ndërsa cak i hajnave kanë qenë shtëpitë e mërgimtarëve të cilët gjatë gjithë kohës janë të pa banuara. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kërkon nga qytetarët që shtëpitë dhe pronat e tyre ti sigurojnë me alarme, me qëllim që të parandalojnë vjedhjet. Për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve, zëdhënësi i SPB-së së Tetovës Marjan Josifovski tha se ministria e brendshme ka shtuar masat e sigurisë në këtë rajon.

“Vitin e kaluar ne rajonin më të gjerë të Pollogut janë regjistruar gjithsej 961 vjedhje e rëndë,apo 66 më pak se vitin e kaluar. Numri më i madh i vjedhjeve të këtilla apo 417 kanë qenë nëpër shtëpi dhe banesa ndërsa më tërheqëse për vjedhësit kanë qenë argjendaritë, por edhe televizorë, kompjuterë dhe pajisje tjera teknike. Në shënjestër të hajnave, kanë qenë më shumë shtëpitë e personave me punë jashtë shtetit por edhe të tjerët që një kohë s’kanë qenë nëpër shtëpi e sidomos nëpër fshatrat e malësisë. SPB e Tetovës sërish iu apelon qytetarëve nëse janë në gjendje të mirë financiare  dhe teknike në kohë të vendosin alarme apo pajisje tjera që ti sigurojnë objektet e tyre nga hajnat”, tha  Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë

Një rast të tillë, ka pasur edhe familja Murati nga Tetova. Enver Murati tha për ALSAT M se hajnat i kishin plaçkitur shitoren e tij në mes të ditës.

“Ndodhi ditën e diel në ora dy pasdite. E kanë hapur shitoren e kanë marrë materialin dhe kanë ikur.  Erdhi policia bëri hetimet dhe që atëherë asgjë. Tash e kemi rregulluar dyqanin, e kemi bë të ri  dhe e kemi siguruar mirë. I njëjti rast para dhjetë ditësh i ndodhi edhe komshiut, ai shet duhan filtër, erdhi policia e incizoi se çka do bëhet një Zot e di’, tha Enver Murati, viktimë e plaçkitjes

Disa nga kompanitë që merren me vendosjen e alarmeve nëpër shtëpi dhe objekte afariste, thanë për ALSAT M se edhe përkundër rritjes së vjedhjeve, interesimi për të vendosur alarme nuk është aq i madh. Çmimet për të vendosur alarm në një shtëpi dhe për të vendosur në kujdesin 24 orësh nga ndonjë kompani e sigurimeve, sillen nga 25 euro.

“Interesante është se sipas bisedës që zhvilluam me disa nga pronarët e kompanive private të sigurimit shumica e tyre që vijnë ti sigurojnë shtëpitë e tyre me alarme apo sisteme tjera të sigurisë, janë nga ata që tanimë iu kanë ndodhur vjedhjet”
Rasti më i vështirë i vjedhjes, vitin e kaluar ndodhi në fshatin Kamjan të Tetovës. Hajnat pasi kishin plaçkitur shtëpinë kishin rrahur edhe një grua të moshuar e cila ndodhej e vetme në shtëpi.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Shtohet fenomeni i plaçkitjeve në Tetovë"

Leave a Reply