Lajmet e Fundit

Ronaldo mposht Getafen

By Unknown - 1/27/13

Cristiano Ronaldo ka shënuar tri gola ndaj Getafes në fitoren me rezultat 4-0 të sfidës së zhvilluar këtë mesditë në Santiago Bernabeu.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me madrilenët që kishin dominimin në posedim, mirëpo rrjeta kundërshtare nuk u tund.
Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Pas një rrëmuje në zonë më së miri u gjend Sergio Ramos (53’), i cili nga afërsia shënoi për 1-0, mirëpo goli zyrtarisht iu llogarit lojtarit të Getafes, Valera.
Në vazhdim Ronaldo u tregua i pandalshëm dhe se pse është futbollisti më i mirë në rruzull. Pas një pasimi të Ozil Ronaldo nuk e pati të vështirë që në mënyrën e tij të shënonte për 2-0 (62’).

Vetëm dy minuta më vonë (64’) përsëri Ronaldo u shfaq në skenë për të shënuar për 3-0 dhe përfundimin e dilemës së fituesit.
Mirëpo, Ronaldo nuk mbeti pa e kompletuar hettrikun, pasi shënoi nga pika e bardhë (71’) për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar të sfidës.
Real Madridi vazhdon ta ndjek Barcelonën me 12 pikë më pak se sa katalanasit, të cilët sontë në mbrëmje presin Osasunën.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Ronaldo mposht Getafen"

Leave a Reply