Beckenbauer: Shaqiri, keq që nuk luan më shumë
By Unknown - 1/27/13
Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, ka thënë se është dëm që Xherdan Shaqirit nuk i jepet rasti për të luajtur më shumë.
Shaqiri po vuan nga mungesa e minutazhit te Bayerni për shkak se bavarezët kanë ekip të pasur, por ‘Perandori’ gjerman ka mendim tjetër.
“Personalisht mendoj se është dëm që atij nuk i jepet rasti për të luajtur më shumë. Ai luan në mënyrë shumë efektive”.
“Shaqiri sjell gjithnjë frymë të freskët në lojë, sa herë që e angazhojnë të luajë. Unë e shikoj vërtetë me kënaqësi se si luan ai pa i bërë përshtypje asgjë. Ai është një talent vërtet madhështor”, ka thënë Franz për gazetën zviceraneBlick.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Beckenbauer: Shaqiri, keq që nuk luan më shumë "