Lajmet e Fundit

Mançester Siti, Zihen Mançini dhe Baloteli

By Unknown - 1/3/13

Sulmuesi Italian Mario Balloteli vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, kur zënkave të shumta me bashkëlojtarët sot u’a ka shtuar duelin verbal me trajnerin Roberto Mançini. 

Gjatë seancës stërvitore të kampionëve të Anglisë, Balloteli ndërhyn ashpër ndaj Skot Sinklerit, ndërsa trajneri Mançini u detyrua të qetësoi bashkëkombasin e tij.

 Mirëpo për befasi të të gjithëve Balloteli nuk qëndroi duarkryq dhe tentoi të qerojë hesapet me Mançinin, ndërsa falë intervenimit të shpejtë të stafit teknik nuk erdhi deri te ndonjë rahje më e madhe.

 Kjo nuk është hera e parë që Balloteli përfshihet në skandale të Siti, mirëpo për tu parë nëse kjo zënkë me Mançinin do të nënkuptojë përfundimin e aventurës së tij te Mançester Siti. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Mançester Siti, Zihen Mançini dhe Baloteli"

Leave a Reply