Lajmet e Fundit

Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës

By Unknown - 1/31/13

Këshilli komunal i Tetovës me aklamacion ka shpallur sot liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, qytetar nderi i komunës së Tetovës. Ky titull i jepet Haradinajt për kontributin e tij të dhënë për përparimin e të drejtave të njeriut. Ceremonia e dhënies së titullit qytetar nderi i Tetovës do të mbahet më 4 shkurt në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës. Në arsyetimin e dhënies së këtij titulli thuhet se, Ramush Haradinaj është një figurë politike, që gjatë tërë kohës ka reflektuar angazhim dinjitoz dhe modern mbi bashkëpunimet ndër-shqiptare, por edhe rajonale. “Ai mbetet një protagonist i politikës moderne, një figurë bashkëpunuese për përparimin e të drejtave të njeriut dhe të hapjes ndaj vlerave më të mira evropiane në rajon. Pikërisht për këto vlera universale që inkorporohen në vizionin e tij, Komuna e Tetovës i ndanë titullin qytetar nderi” thuhet në tekstin e shpalljes së Haradinajt, qytetari nderi i Tetovës. Alsat-M

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës"

Leave a Reply