Lajmet e Fundit

Rritet numri i të prekurve nga gripi

By Unknown - 1/31/13


Rritet numrit i të prekurve nga gripi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik nga gjithsej 3474 persona të paraqitur me simptoma të gripit nga fillimi i sezonit, 50 për qind e tyre kanë qenë të evidentuar javën e kaluar.  Në janar janë paraqitur 2887 persona ose 82 për qind e të sëmurëve në të gjithë sezonin. Epidemiologët thonë se krahasuar me një vit më parë numri i të sëmurëve nga gripi disa herë është rritur sidomos në këtë periudhë të vitit.
“Numri i përgjithshëm javën e fundit arriti 1700 të sëmurë të tjerë me simptome të gripit, shifër kjo që është dy herë më madhe se ajo e regjistruar javën e kaluar, gjithashtu  ky numër është më i madh edhe në raport me të sëmurët në të njëjtë gjatë sezonit të kaluar, d.m.th. vitin e kaluar”, tha Gordana Kuzmanovska, Instituti i Shëndetit Publik
“Nga fillimi i sezonit prej 10 dhjetor 2012 e deri më 27 janar2013 janë analizuar gjithsej  86 mostra prej të cilave 50 janë me influencën A,33 janë me H1N1 dhe 11 H3N2, përkatësisht B kështu që në raport me dominimin në Maqedoni ashtu si në Evropë dominon influenca e tipit A, përkatësisht dominon H1N1’, tha  Golubinka Boshkovska, Instituti i Shëndetit Publik
Numri më i madh i të sëmurëve janë nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Shumica e të sëmurëve i takojnë moshës prej 15 deri 64 vjeç, ndërsa te fëmijët më shpesh sëmuren të vegjlit nën 4 vjeç. Megjithatë, edhe pse gripi shpërndahet me intensitet të lartë, sipas mjekëve  për këtë periudhë të vitit kjo është  gjendje normale.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Rritet numri i të prekurve nga gripi"

Leave a Reply