Greqi, shteti konfiskon paratë e ‘pista’
By Unknown - 1/31/13
Shteti grek në të ardhmen do të mundësojë që depozitat bankare të personave të akuzuar apo të dyshuar, që kanë shkelur ligjin me pastrim parash apo me veprimtari të paligjshme tregtare, t'i transferojnë në fondet shtetërore. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke ‘Kathimerini’. Konfiskimin e tillë të depozitave e parashikojnë ndryshimet në projektligjin e ri në parlamentin grek, i propozuar nga ministri i Drejtësisë. Projektligji, pritet të miratohet së shpejti. Ndryshimet në projektligj ofrojnë mundësinë që në arkën e shtetit të hyjnë shuma të mëdha parash, të fituara përmes fshehjes së tatimeve dhe veprimtarisë së paligjshme, ndërsa gjithashtu edhe të konfiskohen në dobi të mjeteve shtetërore të ngrira prej kohësh në banka. Alsat-M
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Greqi, shteti konfiskon paratë e ‘pista’"