Lajmet e Fundit

Ballkan Enerxhi Grup merrë pjesë në tenderin për Çebren dhe Galishte

By Unknown - 1/5/13

Ballkan Enerxhi Grup ngriti dokumentacion tenderi që të marrë pjesë në thirrjen publike për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte në Cërna Rekë.


"Kemi për qëllim që të investojmë në mega-projektin Çebren - Galishtë, për çka ngritëm dokumentacion tenderi, si dhe në projekte tjera për prodhimin e energjisë elektrike dhe të ngrohjes në Shkup, para se gjithash për shkak të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, përmes përmirësimit të efiaksitetit energjetik të sistemit energjetik dhe performansave të saj. Me realizimin e këtyre aktiviteteve, në masë të madhe do të kontribuojmë për pavarësi energjetike dhe stabilitet të Republikës së Maqedonisë", thonë nga kompania.


Ballkan Enerxhi Grup është kompani e Maqedonisë me kapital të huaj e themeluar nga Kardikor Investment LTD dhe Bitar Holding LTD, e cila investon në kapacitete dhe veprimtari prodhuese energjetike.



Ballkan Enerxhi Grup ka marrë pjesë në thirrjen publike të Komisionit rregullator për energjetikë për marrje të licencave për prodhimin, distribuimin dhe furnizimin me ngrohje, me ç'rast i plotësoi të gjitha kërkesat dhe nga 1 janari i këtij viti e ndërmori obligimin për prodhimtari, distribuim dhe furnizim me energji elektrike të qytetit të Shkupit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Ballkan Enerxhi Grup merrë pjesë në tenderin për Çebren dhe Galishte"

Leave a Reply