Lajmet e Fundit

Shkolla Woodrow Wilson nikoqire e projektit Poetum Mobile

By Unknown - 12/29/12


Në bibliotekën e shkollës Woodrow Wilson, dje u mbajt orë poetike me poetë të njohur shqiptarë si pjesë e turneut poetik Poetum Mobile të organizuar nga përkthuesja Elvana Zaimi. Turneu poetic Poetum Mobile është menduar si një udhëtim 4 ditor në këto qytete:
Tetovë, Prishtinë Ulqin dhe Tiranë, aktivitet ky që së pari shërben të lidhë poetët mesvedi, e me pas poetët me lexuesit, ku lexohet e flitet shqip. Pjesëmarrës ishin poetët: Agron Tufa, Azem Qazimi, Olimbi Velaj, Luljeta Lleshanak, Salajdin Salihu, Lindita Ahmeti, Lulzim Haziri, dhe Shaip Emërllahu.
Në takimin me nxënësit wilsonas, poetët më shumë dashamirësi u përgjigjën të gjitha pyetjeve të nxënësve mbi artin e poezisë. Poashtu nxënësit performuan dhe recituan vargje te shkruara nga poetët mysafir si dhe vargje të shkruara nga vetë nxënësit e shkollës Wilson. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Shkolla Woodrow Wilson nikoqire e projektit Poetum Mobile"

Leave a Reply