Nxënësit shqiptarë më të dobët se maqedonasit
By Unknown - 12/29/12
Testimi ndërkombëtar TIMS, i cili matë njohuritë e nxënësve për matematikë dhe shkenca natyrore, ka treguar se nxënësit shqiptarë kanë arritur sukses më të vogël për dallim nga nxënësit maqedonas.
Këto njohuri janë vërtetuar në analizën që ekspertët e TIMS i kanë dërguar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila analizë përmban edhe detaje për të arriturat e secilit vend-anëtar. Sipas kësaj analize, e publikuar nga gazeta Dnevnik, nga MASH-i informojnë se nxënësit maqedonas, në lëndën matematikë kanë fituar 452 pikë ose vendin e 24, ndërsa nxënësit shqiptarë kanë fituar 375 pikë ose vendin e 39. Në shkencat natyrore, nxënësit maqedonas kanë fituar 441 pikë ose vendin e 28, ndërsa nxënësit shqiptar 342 pikë ose vendin e 41. Nga Ministria e Arsimit këtyre ditëve do ti analizojnë se cilat janë arsyet për rezultatet më të dobëta të nxënësve shqiptar, që ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të rangimit të Maqedonisë në këtë testim. Zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri ka thënë se arsyeja se pse nxënësit shqiptarë kanë rezultate më të dobëta, tani për tani mund vetëm të supozohet, por faktorët e saktë ai i pret pas analizave të MASH-it. “Rezultatet e TIMS nuk janë të favorshme në tërësi tek të gjithë, e posaçërisht tek nxënësit shqiptar. Tani të gjitha institucionet do të analizojmë se pse kjo është ashtu. Ndoshta problemi i tek shqiptarët është ajo që janë shumë nxënës në një klasë. Në të kaluarën ka patur vizitë më të madhe të këshilltarëve nga BZHA në shkolla. Në të vërtetë, ne vetëm mund të supozojmë, por do të shohim pas analizave”, thotë Neziri, i cili shpjegon se programi arsimor nga të gjitha lëndët është i njëjtë edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase.
Këtë vit, në maturën shtetërore nxënësit më së shumti kanë gabuar në gjuhën amtare. Nota mesatare, të cilën e kanë arritur maturantët në gjuhën maqedonase është 3.32, për dallim nga vjet që ishte 3.65. Nxënësit shqiptar nga ana tjetër, kanë kaluar me notë mesatare 3.01, shumë më keq se vitin e kaluar kur kanë patur madje 3.72.
Për ndryshe, filloristët të cilët janë testuar nga ana e studimit ndërkombëtar TIMS, pas një pauze nëntëvjeçare kanë marrë rezultate shumë më të mira në matematikë sesa në shkenca natyrore. Në lëndën e matematikës, Maqedonia përfundoi në vendin e 29, ndërsa në shkencat natyrore - në vendin e 38 nga 63 vendet anëtare në botë. Ministri Arsimit, Pançe Kralev thotë se në të ardhmen do tu kushtohet rëndësi pikërisht këtyre lëndëve. “Së pari duhet të bëjmë analizë në aspekt të programit arsimor, nxënësit dhe mënyra se si ligjërohen shkencat natyrore. Në përgjithësi, ne si vend kemi dallim konceptual nga Evropa në mënyrën se si ligjërohen shkencat natyrore. Atje, të gjitha lëndët janë në një lëndë që quhen shkenca natyrore. Ne i ndajmë në fizikë, kimi, biologji. Pyetjet e TIMS kanë kontekst specifik pikërisht nga kjo pikëpamje. Materia vetvetiu nuk është e ndryshme, por koncepti i ligjërimit dhe të mësuarit është i ndryshëm. Në të ardhmen do të shohim nëse do të duhet ti mbetemi besnik mënyrës sonë apo do të përdorim mënyrën tjetër. Duhet të ndikohet, edhe tek interesimi i nxënësve për mësimin e këtyre shkencave natyrore që nuk u duken edhe aq atraktive”, është shprehur Kralev

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Nxënësit shqiptarë më të dobët se maqedonasit"