Lajmet e Fundit

NASA në jutjub publikoi video 'pse nuk erdhi fundi i botës'

By Unknown - 12/29/12

Agjencia amerikane për drejtori ajrore dhe hulumtimin e kozmosit - NASA me qëllim që t'i bindë njerëzit se do të ketë 22 dhjetor 2012, publikoi video-xhirim në Jutjub, të titulluar "Pse nuk erdhi fundi i botës". Studiuesit thonë se thashethemet në rrjetet sociale dhe në internet se sot do të jetë fundi i botës kanë dalë nga interpretimi jo i drejtë i kalendarit të Majave, i cili përfundon më datën 21 dhjetor 2012. "Ky është vetëm fundi i një cikli dhe fillimi i një të riu. 

Është njëjtë si 31 dhjetori, kalendari nuk përfundon, por fillon viti i ri me kalendar të ri nga 1 janari", deklaroi Don Jomas, udhëheqësi i programit të NASA-s për hulumtimin e objekteve kozmike, të cilat janë afër Tokës. Sipas historisë, së publikuar në Internet, planeti i madh Niburu po afrohet drejt Tokës dhe ai do të jetë shkaku për apokalipsin. "Nëse kjo me të vërtetë do të ishte kështu, ne që para shumë kohësh do ta shihnim atë planet, nëse në njëfarë mënyre do të ishte i fshehur do ta ndjenim ndikimin e tij mbi planetët e tjera. Mijëra astronomë, të cilët vazhdimisht e vëzhgojnë qiellin asnjëherë nuk e kanë parë atë planet", theksoi Jomans

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "NASA në jutjub publikoi video 'pse nuk erdhi fundi i botës'"

Leave a Reply