Harxhi: ‘Shqiptarët festojnë njësoj kudo ku jetojnë’
By Unknown - 12/29/12

“Shkupi është gjithmonë shumë interesant në çdo kohë natyrisht ka marr edhe ai një kuptim tjetër këto ditë që shqiptarët kudo që janë festojnë 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Këtu natyrisht shoh për gjatë gjithë rrugës që kam përshkruar nga Tirana deri në Shkup ajo çfarë ka qenë më interesante ka qenë fakti që shqiptarët po festojnë kudo njësoj pavarësisht se ata jetojnë në shtete të ndryshme dhe kjo festë do të thotë që nuk është thjeshtë një festë e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë por është një festë e kombit...Më vjen mirë që shoh lajmërime kudo në Shkup për festën e madhe të datës 25 që do të zhvillohet në Shkup është e padiskutueshme që nuk mund të ishte ndryshe të paktën duhet të kemi parasysh faktin që deri përpara 100 vitesh Shkupi mund të ishte edhe qendra më e madhe e shqiptarëve kështu që sot për sot natyrisht bashkëjetesa na ka bërë kudo në rajon që të ketë një dimension tjetër nocioni I kombit shtet por të cilin natyrisht ne e respektojmë”, deklaroi Edith Harxhi, zëvendësministre e punëve të jashtme e Shqipërisë
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Harxhi: ‘Shqiptarët festojnë njësoj kudo ku jetojnë’"