Ambasada e Shqipërisë vishet kuq e zi
By Unknown - 12/29/12
Në kuadër të manifestimeve të ndryshme për të shënuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ambasada shqiptare ne Shkup sot është bërë Kuq e Zi. Një flamur i madh kombëtar është vendosur sot në godinën e ambasadës së Shqipërisë. Ambasadori Arben Çejku tha se vendosja e flamurit të madh është për të shënuar fillimin e një kapitulli të ri të festimeve, për të cilat ai tha se do të jenë më të ngjeshura gjatë këtij muaji deri më 28 nëntor. Çejku ndërkohë tha se Shqipëria mbështet përpjekjet për mbrojtjen e statusit të shqiptarëve të Maqedonisë në rrugë institucionale
“Siç e shikoni kemi vendosur flamurin e Shqipërisë dhe në ditët në vazhdim do të kemi aktivitet tjera në kuadër edhe të këshillit organizativ por edhe në bashkëpunim edhe me institucione tjera të shoqërisë civile apo pushtetit lokal. Koalicioni më i dukshëm deri tani është koalicioni i festimeve, kemi një koalicion mbarë-shqiptarë për rreth flamurit në nderim të flamurit dhe nderim të datës së pavarësisë së Shqipërisë, kjo ka krijuar një dimension tjetër për dialog ndër-politik dhe në vazhdimësi sigurisht ne mbështesim gjitha përpjekjet që bëhen për promovimin e vlerave të demokracisë si dhe për mbrojtjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni për avancimin e të drejtave të tyre në rrugë institucionale dhe kjo nuk përjashton asnjë lloj koordinimi, bashkëpunimi, përkundrazi mbështesim çdo lloj bashkëpunimi që është i mundur midis partive politike”, tha Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ambasada e Shqipërisë vishet kuq e zi"