Globe Soccer: Falcao, futbollisti i vitit
By Unknown - 12/29/12
Sulmuesi i Atletico Madridit, Radamel Falcao, ka fituar çmimin për futbollistin më të mirë të vitit 2012 nga Globe Soccer. 26-vjeçari ka thënë se pa ndihmën e bashkëlojtarëve të tij në ekip dhe kombëtare, nuk do ta kishte fituar këtë çmim.
“Pa ndihmën e bashkëlojtarëve të mi te Atletico dhe atyre në kombëtaren e Kolumbisë nuk do ta fitoja këtë çmim”.
“Nuk jam personi i duhur të vendos se kush është lojtari më i mirë i këtij viti, sepse ka njerëz të kualifikuar për ta marrë këtë vendim”.
“Unë jam shumë i lumtur për titujt e fituar me Atleticon dhe për golat që kam shënuar. Ky çmim është shumë i rëndësishëm për karrierën time”, ka deklaruar Falcao.
Kjo ngjarje u mbajt në Dubai, në një mbrëmje madhështore ku morën pjesë shumë yje nga bota e futbollit. Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi portugezi Cristiano Ronaldo
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Globe Soccer: Falcao, futbollisti i vitit"