Lajmet e Fundit

City nuk gabon

By Unknown - 12/29/12

Me rezultat 4-3, Manchester City e ka mposhtur Norwich Cityn në udhëtim, edhe pse pjesën e dytë e zhvilloi me një futbollist më pak në fushë.


Në takimin e zhvilluar në Carrow Road, mysafirët luajtën më mirë në pjesën e parë të cilën e mbyllën me avantazh.
Me dy gola të shpejtë, Edin Dzeko (2’ dhe 5’), krijoi epërsi të dyfishtë pas asistimeve të David Silvas dhe Sergio Agueros.
Anthony Pilkington i ktheu vendasit në lojë me një gol të shënuar në minutën e 14-të dhe ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Para se skuadrat të shkonin në pushim, Samir Nasri u përjashtua me karton të kuq (44’) duke e lënë skuadrën e tij që ta zhvillonte gjysmën e dytë me inferioritet numerik.
Mirëpo, kjo nuk u vërejt te kampionët. Në minutat e para të gjysmës së dytë (50’), Sergio Aguero e ngriti edhe më shumë epërsinë, falë asistimit të Yaya Toure.
Vendasit reaguan sërish me anë të Russell Martin (63’), por një autogol i Mark Bunn ishte fatal (67’).
Martin shënoi edhe një herë (75’), mirëpo lojtarët e Norwichit nuk arritën të nxjerrin rezultat pozitiv në minutat e mbetura të takimit.
Manchester City mban pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë më shumë se Tottenhami që gjendet në vend të tretë dhe shtatë më pak se lideri Manchester United

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "City nuk gabon"

Leave a Reply