Lajmet e Fundit

2013: Samsung planifikon të shesë 510 milionë telefona

By Unknown - 12/29/12

Nëse deri më sot nuk e keni ditur, Samsung tani është prodhuesi më i madh në botë i telefonave mobil, i cili ka shitur më shumë se 420 milionë modele të ndryshme.


Dhe sipas të gjitha parashikimeve, rritja e kompanisë nuk është duke u ngadalësuar.
Korean Times ka raportuar se për vitin 2013, Samsung planifikon të rrisë shifrën e telefonave  të shitur me më shumë se 20 për qind.
Ata synojnë të shesin rreth 510 milionë telefona në vitin e ardhshëm.  Dhe kjo duhet arritur, nëse Samsung dëshiron të vazhdojë të konkurrojë me rivalin kryesor - Apple.
Për ta ruajtur pozitën e liderit në treg, Samsung ka një varg të telefonave në linjën e saj Galaxy që mbështetet në Android, dhe një numër në rritje të modeleve tjera që bazohen në Windows Phone

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "2013: Samsung planifikon të shesë 510 milionë telefona"

Leave a Reply