FORMULA 1, FETEL KAMPION LEGAL
By Unknown - 11/29/12
Federata botërore Automobilistike FIA ka konfimrmuar Sebastial Fetelin si kampion legal të këtij sezoni në Formula 1. Pas rishikimit të pamjeve televizive dhe kontestimeve të Ferrarit, FIA ka konfirmuar se nuk ka asgjë të dyshimtë në tejkalimin e Fetelit ndaj Vrenjes së Toro Rosos në Brazil, kështu që nuk egzistonë kurfarë dileme për kontraversa eventuale. Ferarri aludonte në faktin se Fetel kishte tejkaluar kundërshtarin deri sa ishte e shfaqur flamuri i verdhë dhe kërkonte ndëshkim të tij, me çka Gjermani do të humbte titullin. Mirëpo pas rrishikimit të rastit, drejtori për gara pranë F1, Çarli Vajting ka sqaruar se para se të ndizet drita e gjelbërt, është shfaqur edhe flamuri i gjelbërt, i cili anulon shfaqjen paraprake të dritës së verdhë dhe ndalesës për tejkalim. Pas publikimit të qëndrimit të FIA-s dhe Formula 1, mbetet e qartë se tejkalimi i Fetelit ishte legjitim dhe legal, njëjtë si titulli i tretë i kampionit për pilotin gjerman.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "FORMULA 1, FETEL KAMPION LEGAL"