Lajmet e Fundit

TENIS, SERENA TENISTE E VITIT 2012

By Unknown - 11/29/12

Serena Uiliams është shpallur tenistja më e mirë e vitit 2012, kanë njoftuar nga ËTA. Edhe pse vitin e ka mbyllur në pozitën e tretë të ranglistës së tentisteve më të mira në botë, pas Azarenkës dhe Sharapovës, megjithatë Serena nuk kishte konkurencë të denjë në zgjedhjen e më të mirës për vitin 2012. Amerikanja dominoi prej muajit prill deri në fund të sezonës, kur regjistroi seri prej 48 fitoreve dhe vetëm dy humbjeve. Ajo në këtë periudhë fitoi gjithsej 7 tituj në singël, përfshi Uimbeldonin, US Openin dhe medaljen e arrit në Lojërat Olimpike. Pas 2002, 2008 dhe 2009, kjo është hera e katërt që Serena Uiliams zgjidhet tenistja më e mirë e vitit, kështu që më të suksesshme se ajo tani më janë vetëm Shtefi Graf që është zgjedhur 8-të herë dhe Navratikova e cila shtatë herë ka qenë tenistja e vitit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "TENIS, SERENA TENISTE E VITIT 2012"

Leave a Reply