Lajmet e Fundit

Inspektorati shtetëror do ti dënoj shkollat që festuan 28 Nëntorin ?

By Unknown - 11/29/12


Inspektorati shtetëror për arsim do të dënoj një numër të madh të drejtorëve shqiptar në shkollat e mesme dhe fillore të venddit, përshkak se kanë festuar 100 vjetorin e Pavarsisë të Shtetit Shqiptar dhe kanë ndalur procesin mësimor gjatë ditës së djeshme.
Gjobë prej 2500 deri 3000 euro do të duhet të paguajnë shkollat në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.
Në një deklaratë me shkrim nga ky inspektorat nuk bënë të qartë se cilat shkolla e kanë ndërprerë procesin arsimor për të festuar festën e flamurit dhe 100 vjetorin e Pavarsisë të Shtetit Shqiptar derisa në Maqedoni është ditë pune.
Një numër i madh i shkollave fillore fillore dhe të mesme ku mësojnë nxënës shqiptar kanë ndërprerë procesin arsimor dhe nxënësit kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit për të shënuar ditën e madhe për shqiptarët.
Në nder të Festës së Flamurit, dje në Dibër edhe zyrtarisht është ndryshuar emri i gjimnazit "Zdravko Cocorkovski" në "28 Nëntori" kurse tabelë të re ka edhe shkolla " 7 Marsi2 në Cair te e cila tani figuron "Adem Jashari", komandanti i UÇK-së.
Inspektorati shtetëror u ka dërguar vendim këtyre shkollave që në afat prej 8 ditësh ti ndrojnë këto tabela dhe ti kthejnë tabelat e mëparshme. Në të kundërtën për to do të merret vendim në gjyq. Dënimet për shkollat janë 2000 euro, kurse për drejtorët 500 deri në 300 euro. /tetova1.com/

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Inspektorati shtetëror do ti dënoj shkollat që festuan 28 Nëntorin ?"

Leave a Reply