Lajmet e Fundit

Gjithçka gati Haradinaj sot Qytetar nderi i Tetovës

By Unknown - 2/4/13


Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot do të shpallet qytetar nderi i Tetovës. Autoritetet komunale informuan mbi ceremoninë e cila do të zhvillohet solemnisht në ambientet e komunës.

Autoritetet e Tetovës kanë injoruar deklarimet e Inspektoratit të Pushtetit Lokal se do të rrëzohet vendimi i shpallur i komunës së Tetovës për Haradinaj, për shkak se nuk ishte respektuar parimi i Badenterit, duke përfshirë votat e këshilltarëve maqedonas, të cilët bojkotuan seancën.

Kundër shpalljes së Haradinaj për qytetar nderi të Tetovës kanë reaguar partitë politike maqedonase.

Ndërkohë, PDSH përmes një komunikate njoftoi për vizitën e Haradinaj dhe një takim që do të zhvillohet me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

PDSH informoi se në qytet do të organizohet pritje madhështore nga ana e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike Shqiptare. Haradinaj nuk përjashtohet të ketë takim edhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike dhe politike në Maqedoni.


-->

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Gjithçka gati Haradinaj sot Qytetar nderi i Tetovës"

Leave a Reply