Lajmet e Fundit

FOTO: G-klassi nga Brabus

By Unknown - 2/3/13


Nuk dihet se germa “B” naga Brabus i takon emrit të brendit të kompanisë së licencuar për tjunimin e koncernit Mercedes apo “B” qëndron për Brutale, gjë që mundet të shifet në projektin e tyre të quajtur G-klass.

Sikur të ishte një gjë e vogël ata kanë vendosur si bazë për proektin e tyre të marrin jo mercedesin e thjeshtë por “G-65 AMG”, i cili vjen me 612 KF të cilat shifet se kishin qenë shum pak për firmën e tjuningut nga Bottrop, dhe atij kanë vendosur që t’i shtojnë rreth 200 KF më shum duke përdorur një Biturbo V12 motor ndër kapakun prej karbonit.]
Kolosi prej 2,5 tonëve i cili ka tërheqje permanente në të katër rrotat dhe një sitem automatik të shpejtësive i duhen gjithsej 4,2 sekonda për të arritur shpejtësinë prej 0 deri më 100 km/h, sa për krahasim një Porsche Carrera-s  me një automatik të ngjajshëm i duhen gjysëm sekonde më shum që të arrijë shpejtësinë e njejtë. Natyrisht se shpejtësia maksimale e lejuar e cila kontrollohet me bllok sistemin është e limituar në 250 km/h, por pa limitim është fare e lehtë që ai të arrijë shpejtësi prej më 270 km/h.
Kur bëhet fjalë për pjesën optike vlen për tu përmendur se Luksuz SUV-a shifet se është më i gjërë për 12 cm për shkakun e zgjërimit të pjesëve ansore më qëllim të pasurit më shum stabilitet në rrugë, ghithashtu është veshur me rrota prej 21 coll të cilët atë e bëjnë të duket sikur bishë.
Brabus jorastësisht ka vendosur që promovimin e kësaj bishe ta bëj në Qatar Motor Show 2013 më 2 shkurt, është e ditur se me një çmim prej 345 000 Euro “Brabus 800 Widestar” pritet të mahnitë blerësit e pasur të botës arabe.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "FOTO: G-klassi nga Brabus"

Leave a Reply