Ekspertët: Parashikimet ishin të gabueshme, kursimi nuk ishte frytdhënës
By Unknown - 2/5/13
Ekonomistët udhëheqës të FMN-së Oliver Blanshard dhe Denel Lejt përpiluan raport pune me titull: -Gabime në parashikimet e rritjes dhe mutiplikatorëve fiskalë, në të cilën i rezymojnë gabimet e tyre në parashikimet për efektet e masave për kursim në ekonomitë botërore.

-Vlerësojmë se në ekonomitë e përparuara konsolidimi fiskal fuqishëm i planifikuar është shoqëruar me rritje të ulët nga ajo që pritej, me atë që kjo marrëdhënie ishte posaçërisht e shprehur, statistikisht dhe ekonomiksht, në fillim të krizës. Parashikimet dukshëm e kanë nënçmuar rritjen e papunësisë dhe rënien e konsumit vendor, lidhur me konsolidimin fiskal, shkruan në raport.
Edhe pse në fillimin e raportit theksohet se ai nuk i shpreh qëndrimet zyrtare të FMN-së, nuk mund të anashkalohe evidentimi i nënshkrimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili me Bashkimin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane rekomanduan masa të rrepta të kursimit. Nga dy institucionet e tjera tani për tani ende nuk ka indikatorë për atë që programi i dakorduar i kursimit duhet ose të ngadalësohet ose të modifikohet.
FMN tani edhe zyrtarisht këshillon kursime më të vogla buxhetore për shkak të rritjes së paparashikueshme të vazhdueshme të papunësisë dhe mungesës së rritjes ekonomike.
Portugalia e cila në vitin 2011 patjetër duhet të kërkojë ndihmë për kthimin e borxhit nga FMN-ja, tani kërkon revizion të masave të imponuara për kursim. Më saktë, gjykata e atjeshme veçmë i shpalli si antikushtetuese një serë masash për kursim, ndërsa para vitit të tretë me radhë të recesionit, shkalla e papunësisë u rrit në 17 për qind, ndërsa mes të rinjve arrin edhe deri në 40 për qind.
Blanshard dhe Lejt parashikojnë se konkluzionin e tyre duhet të analizohen, gjegjësisht të zbatohen me kujdes të madh, sepse nuk ekziston një multiplikator për të gjitha kohërat dhe për të gjitha vendet.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ekspertët: Parashikimet ishin të gabueshme, kursimi nuk ishte frytdhënës"