Lajmet e Fundit

Belgjika ndalon shqiptarët në aeroport: Mbahen në kamp

By Unknown - 2/5/13


Belgjika bllokon hyrjen e shqiptarëve në Bruksel. Prej disa ditësh shqiptarët që zbresin në aeroportin e kryeqytetit belg nuk lejohen të hyjnë në Bruksel por shoqërohen drejt një kampi refugjatësh.Shqiptarët të cilët janë ndaluar në aeroport tregojnë se kanë dokumente të rregullta dhe ndalimi i tyre është i padrejtë. Mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, ndërsa një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini janë larguar nga kampi pas negociatave me autoritetet belge. Një telefonatë e mbërritur në redaksinë e Tv A1 REPORT e një prej shtetasve informoi për ndalimin e shqiptarëve në aeroportin e Brukselit. Një grup prej 20 shqiptarësh janë ndaluar me të zbritur në aeroportin e Brukselit dhe prej 5 ditësh janë vendosur në një kamp emigrantësh.APELI NGA KAMPIZef Tanushi tha për tv A1 REPORT se të gjithë ishin të pajisur me dokumente të rregullta.-Po mbahemi pa asnjë shpjegim prej ditësh të bllokuar. Mes nesh ishte dhe një Drejtor policie i një qarku, një biznesmen të cilët mundën të largoheshin"- tha Tanushi në lidhje telefonike nga kampi i refugjatëve në Bruksel. Tanushi një qytetar nga Lezha tregon se mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, por dhe një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini. Sipas Tanushit këta dy të fundit pas negociatave janë larguar nga kampi.DESHMITARJANjë grua nga Korça thotë se ndodhet me dokumente të rregullta-Na hoqën në veçanti dhe na lanë në kamp. Unë kam ardhur në Bruksel më datën 3 shkurt. Na kanë thënë se do ju kthejmë pas datës 7 shkurt. Vendet e BE-së janë të shqetësuar për shtimin e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë. Pikërisht dhe ndalimi i sotëm i 20 shqiptarëve mund të ketë lidhje me këtë fakt. Ndalimi ndodh në një moment kur në Bruksel ka negociata që vazhdojnë në lidhje me pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave.


Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Belgjika ndalon shqiptarët në aeroport: Mbahen në kamp"

Leave a Reply