Lajmet e Fundit

Xhemaili mendon të largohet nga Napoli

By Unknown - 1/4/13

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili duket se ka filluar të mendojë për largim nga Napoli, pasi që nuk po e gjen hapësirën e duhur për të luajtur.


Sipas medieve zvicerane, respektivisht portalit Ticino Online, mesfushori shqiptar u ka kërkuar drejtuesve të klubit italian që ta shesin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që nuk është i kënaqur për faktin se nuk po gjen hapësira në ekipin nga San Paolo.

Mediat italiane shkruajnë se për përfaqësuesin zviceran një rikthim në Torino nuk do të ishte i keq, ndërsa aty do ta gjente edhe bashkëkombësin Migjen Basha.

Me arritjen e Valon Behramit në Napoli, Xhemaili pothuajse tërë sezonin qëndroi në bankën rezervë sepse trajneri i besoi më shumë mesfushorit tjetër shqiptar.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Xhemaili mendon të largohet nga Napoli"

Leave a Reply