Neymar ishte dy herë ‘lojtar’ i Realit
By Unknown - 1/4/13
Super agjenti brazilian, Wagner Ribeiro, ka pranuar se ai ka qenë dy herë pranë që ta bindë sulmuesin brazilian, Neymar, që të nënshkruajë me Real Madridin.
Ribeiro thotë se pos herës së parë kur Neymar ishte fëmijë dhe Reali e refuzoi, herën e dytë ishte Neymar ai që e refuzoi klubin mbretëror.
“Një kontratë ishte bërë gati, por ai nuk ka dashur të largohet nga Brazili”.
“Reali ishte i gatshëm të paguante 45 milionë euro dhe arriti marrëveshje me Santosin dhe kompaninë DIS që ka 40% të kartonit të tij. Ishte një punë e mirë që bëmë dhe kontrata e Neymarit me Realin ishte joshëse”.
“Unë kam dashur që ai të kalonte te Reali. Neymar do të përfitonte 12 milionë euro te Reali, por në fund ai vendosi të mos nënshkruante dhe tani krejt rastësisht është pranë Barcelonës”, është shprehur Ribeiro.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Neymar ishte dy herë ‘lojtar’ i Realit"