Witch, kompjuteri me i vjeter ne bote
By Unknown - 1/5/13
Quhet Witch dhe eshte kompjuteri me i vjeter ne bote. Tani eshte ne ekspozite ne National Museum of Computing ne Bletchley Park. Ky kompjuter eshte rikthyer ne funksion. Eshte ndertuar ne vitin 1951, ne menyre qe te mund te mbeshteste ne kerkimet qe i perkisnin energjise nukleare.
Duke filluar qe nga viti 1973 eshte vene menjane, por se fundmi ka qene objekt i nje restaurimi, gje qe ndihmoi per ta venene funksion dhe nga cdo kendveshtrim mund te thuhet se eshte shembulli i pare i kompjuterit dixhital.
Eshte me te vertete interesante ta shohesh ne ekspozite, edhe ngaqe eshte i vecante ne krahasim me sistemet informatike moderne. Ne fakt po t'i krahasosh Witch eshte ne disavantazh. Sepse koha e zhvillimeve eshte me e madhe sesa ne kompjuterat moderne, mjafton te besh nje shumezim mes dy numrave dhe kerkon 5 deri ne 10 sekonda kohe derisa te nxjerre rezultatin.
Ai ka ne anen e tij faktin se eshte autonom, per shkak se eshte ne gjendje te punoje ne autonomi te plote edhe per shume ore, per te kryer nje sere algoritmesh qe i jane dhene.
Makineria perdor nje aritmetike me baze dhjete dhe jo ate binaren e kompjuterave moderne. por sa eshte memoria qe ve Witch ne dispozicion? Ne total eshte 40 numra nga 8 shifra.
Sigurisht asgje ne krahasim me sistemet elektronike aktuale, por megjithate behet fjale per nje makineri shume terheqese. Ne vend te skedave te shenimit, mund te perdoret edhe nje makine shkrimi elektromekanike.
Per te ditur sesi funksionon Witch mjafton t'i hidhni nje sy faqes zyrtare Computer Conservation Society. Sigurisht qe Witch perfaqeson nje element te rendesishem ne historine e informatikes.
Na lejon te shohim konkretisht cilat kane qene fazat e pare te elaborimit dixhital dhe ne te njejten kohe te kuptojme sa progres ka sjellur evolucioni ne fushen e informatikes. Nder te tjera, fakti qe Witch eshte ende ne funksion e ben cdo gje akoma dhe me emocionuese.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Witch, kompjuteri me i vjeter ne bote "