Lajmet e Fundit

“Spray”, urdhër arresti për Zanfina Ismajlin

By Unknown - 1/26/13

Prishtine – Këngëtarja Zanfina Ismajli, për të cilën thuhet se mund të dënohet me burg për shkak se Policia e Kosovës i ka zënë armë pa leje në veturën e saj, ka thënë për Bluetooth që atë armë e ka mbajtur për vetëmbrojtje dhe se ishte “sprej”.
Këngëtarja Zanfina Ismajli mund të vuajë dënimin për 16 ditë për shkak të armëmbajtjes pa leje.
Ky urdhër është lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Pejë, kur arma i ishte zënë këngëtares gjatë verës së vitit të kaluar përderisa, sipas këtij urdhër-arresti, Zanfina ka qenë shumë e vështirë për t’u kontaktuar pasi kishte ndërruar vendbanim.
“Urdhrin nga Gjykata e Qarkut në Pejë do ta ekzekutojë policia në stacionin policor në Prishtinë. Për këngëtaren Zanfina Ismajli është lëshuar një fletë-arrest për armëmbajtje pa leje”, kishin shkruar disa portale këto ditë.
Ndërkaq, për këtë gjë është përgjigjur Zanfina për suplementin e “Gazetës Shqiptare”, “Bluetooth”.
“Gjithçka mund të them është se, para disa vitesh, në qytetin e lindjes së nënës sime, policia gjeti në çantën time një spraj lotsjellës, për të cilin unë nuk kisha leje. Duke qenë se nuk është e lejuar ta mbaj pa leje (dhe spreji cilësohet si armë e ftohtë), atëherë rasti përfundoi në polici dhe pastaj në Gjykatën e Pejës”, ka thënë Zanfina.
Sipas saj, dhënia e urdhër-arrestit është e vërtetë pasi që ai është lëshuar përderisa këngëtarja ka ndërruar vendbanimin dhe ftesat për gjyq kanë shkuar në adresën e vjetër.
“Dëshiroj të sqaroj se nuk kam qenë dhe nuk jam e arrestuar, sepse kam paguar dënimin, i cili më është caktuar nga gjykata”.
“Sprejin e mbaja për vetëmbrojtje, pasi para disa vitesh në mes të rrugës disa të rinj më kanë grabitur çantën nga dora dhe kjo përvojë e keqe më ka bërë që të jem më e kujdesshme”, ka thënë në fund Zanfina.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "“Spray”, urdhër arresti për Zanfina Ismajlin"

Leave a Reply