Neilton, Santos ka që tani fotokopjen e Neimar
By Unknown - 1/26/13
Nëse Neimar do të vendosë të largohet nga Brazili, Santosi nuk është se do të qëndrojë duarbosh, pasi ka gjetur që tani fotokopjen e tij me kuptimin thuajse të plotë të fjalës. Në radhët e ekipit të të rinjve të skuadrës braziliane ka shpërthyer talenti i radhës, sulmuesi Neilton, i cili mundohet që të kopjojë në të gjitha mënyrat idhullin aktual të futbollit brazilian.
Modeli i flokëve nuk është e vetmja ngjashmëri, pasi talenti 18 vjeçar ka edhe të njëjtin stil loje dhe finalizim perfekt, të cilin e ka provuar me 3 golat e tij në gjysmëfinalen e kampionatit të të rinjve të Sao Paolo, kur Santos mundi 3-2 ekipin e Palmeiras, e më pas edhe me atë në finalen kundër Goias. “Është e vërtetë, më ngjan shumë. Shpresoj që të vazhdojë të rritet dhe ndonjë ditë të luajmë përkrah njëri-tjetrit te Santos”, ishin fjalët e vetë Neimar pasi i dorëzoi trofeun lojtarit pas finales. Ky i fundit ka qenë shumë i emocionuar që ka marrë vlerësimet nga idhulli i tij. “Neimar është dhe do të jetë vetëm një”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Neilton, Santos ka që tani fotokopjen e Neimar"