Shqipëria ka 55 pasanikë që kanë nga 30 milionë dollarë
By Unknown - 1/15/13
Qytetarët e shumë vendeve demokratike e njohin më të pasurin mes tyre, por në Shqipëri kjo gjë nuk dihet. Por një fakt tjetër është publik.
Shqipëria ka 55 persona super të pasur, të cilët ndajnë mes tyre një pasuri prej 7 miliardë dollarë. Këtë e thotë raporti i “World Ultra Wealth Report 2012–2013”, transmeton Shekulli online.
Për ta kuptuar më mirë se sa vlerë kanë për Shqipërinë 7 miliardë, mund të themi se kjo shumë është e barabartë me 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndonëse Shqipëria vitet e fundit ka pasur një rritje të vogël ekonomike, pasuria e miliarderëve është rritur me 4.1 për qind.
Raporti i “World Ultra Wealth”, i cili analizon 45 vende të Evropës, e rendit Shqipërinë në vendin e 37 për nga numri i pasanikëve.
Më shumë pasanikë në Evropë numëron Gjermania, e cila ka 2 050 të tillë. Më pas vjen Britania e Madhe me 1 325 dhe Zvicra me 655, të cilët kanë më shumë se 1 miliard pasuri
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Shqipëria ka 55 pasanikë që kanë nga 30 milionë dollarë"