Lajmet e Fundit

Juve i hakmerret Milanit

By Unknown - 1/10/13

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Coppa Italias pasi pas vazhdimeve arriti ta eliminojë Milanin duke e mposhtur me rezultat 2-1.


Sfida e zhvilluar në stadiumin e ri të Juventusit u përshkua nga një fillim i fuqishëm.
Stephan El Shaarawyt iu nevojit pak hapësirë, shumë pak haëspirë për ta lënë pa mundësi portierin kundërshtar për epërsinë e Rossonerëve dhe heshtjen e 45 mijë Bianconerëve (6’).

















Vetëm gjashtë minuta më vonë (12’), Sebastian Giovinco ia shkatërron edhe ato pak vite karrierë Marco Amelias me një supergol nga gjuajtja e lirë për 1-1.
Ndeshja mbaroi me këtë rezultat dhe sfida u vendos në vazhdime, ku më i sakt u tregua ‘ujku i vjetër’ Mirko Vucinic, (95’), i cili shënoi për 2-1 dhe fitoren e vendasve.



Juventusi kështu kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet për një vend në finale me Lazion.












Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Juve i hakmerret Milanit"

Leave a Reply