Rita Ora kërcen valle popullore shqiptare për mediat britanike (video)
By Unknown - 1/6/13
Fenomeni Rita Ora ka tërhequr vëmendjen në rang ndërkombëtar. Fansat e saj po shtohen gjithnjë e më shumë, si dhe ofertat për të kënduar në skenat më të njohura, përkrah artistëve më në zë.
E megjithatë, 21-vjeçarja me origjinë nga Kosova vazhdon të mbetet një vajzë e thjeshtë.
Gjatë një interviste për një media britanike, Rita ka filluar të kërcejë valle popullore shqiptare, citon albobserver.com. Edhe pse në sfond dëgjohej kënga “Hot Right Now”, ajo nuk ka ngurruar t’i tregojë gazetarit disa nga stilet e kërcimit në Kosovë.
Fillimisht merr disa letra dhe i përdor si shami, pastaj vendos në kokë edhe një gotë, për të qenë sa më bindëse në shpalosjen e folklorit shqiptar.
Rita Ora, kudo që shkon e promovon Kosovën. Gjithashtu, ajo ka premtuar se në dhjetor do të mbajë një koncert në Prishtinë.
Aktualisht, ajo vazhdon turnetë e saj në vende të ndryshme të botës, si dhe përgatitet për albumin e saj të parë, që do ta titullojë “Ora”.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Rita Ora kërcen valle popullore shqiptare për mediat britanike (video)"