Ndërron jetë këngëtari i këngës legjendare “Cili je ti more burrë”
By Unknown - 1/6/13
Këngëtari i grupit polifonik të Vranishtit të Vlorës, Arap Celoleskaj kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë ditën e premte.
Celoleskaj njihet veçanërisht për këngën simbol të Pavarësisë “Cili je ti more burrë”. Kjo këngë kaq e bukur që lidhet drejtpërdrejtë me figurën e Ismail Qemalit.
Gjithashtu, grupi polifonik i Vranishtit e kishte kënduar me shumë dashuri këtë këngë pak ditë para 28 Nëntorit. Ata ende vijojnë të mbajnë gjallë traditën duke e përcjellë këtë këngë edhe te brezat e rinj.
Në një intervistë të dhënë para disa ditëve edhe pse me zërin e tij të ngjirur, ai nuk ka nguruar të recitonte disa vargje si:
Cili je, cili je, cili je ti more burrë,
Cili je ti more burrë.
Që na vjen nga Shqipëria…
Unë jam Ismail Qemali,
Dua vatanet e mia!

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ndërron jetë këngëtari i këngës legjendare “Cili je ti more burrë”"