Lajmet e Fundit

Ristovski: Janë riregjistruar 10.000 persona të papunë, gjysma nuk kërkojnë punë

By Unknown - 1/31/13

Për një muaj më shumë se 10.000 persona të papunë tani më janë riregjistruar në Agjencisë për punësime në pajtim me dispozitat e reja ligjore, prej të cilave rreth 4.800 janë prononcuar se nuk kërkojnë punë aktive, ndërsa të tjerët kanë deklaruar se janë kërkues aktivë të punës, informoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski.
Procesi i riregjistrimit, tha ministri Ristovski, po zhvillohet mirë edhe krahas dyshimeve dhe tentimeve para së gjithash të disa partive politike të opozitës që t'i dekurajojnë qytetarët duke pohuar se Qeveria dëshiron t'i fshijë personat e papunë.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në margjinat e konferencës së sotme për sipërmarrësi sociale përsëriti se me riregjistrimin askujt nuk do t'i merret asnjë e drejtë, por se ai vetëm ka për qëllim të evidentojë se sa qytetarë me të vërtetë në mënyrë aktive kërkojnë punë.
-Do të dëshiroj që t'i motivoj qytetarët që të vazhdojnë me evidentimin e tyre në kuadër të Agjencisë në mënyrë të përshtatshme në bindjen e tyre nëse dëshirojnë ose nuk dëshirojnë të kërkojnë punë në mënyrë aktive. Thjeshtë do të respektohet vullneti i qytetarëve dhe pa dallim nëse në mënyrë kërkojnë punë ose dëshirojnë të evidentohen vetëm për të shfrytëzuar të drejta të caktuara sociale. Ne do ta respektojmë këtë në tërësi dhe personave aktivë edhe atyre pasivë do t'ua garantojmë të gjitha të drejtat me kushtetutë dhe ligje, tha Ristovski.
Që të bëhet procesi i riregjistrimit para pak kohe janë sjellë ndryshime ligjore, dhe ky filloi para rreth një muaji.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Ristovski: Janë riregjistruar 10.000 persona të papunë, gjysma nuk kërkojnë punë"

Leave a Reply