Bangladesh: Tre persona kanë humbur jetën në përleshjet e demonsrantëve dhe të policisë
By Unknown - 1/31/13
Mbështetës të partisë islamike kanë aktivizuar bomba artizanale dhe kanë hyrë në përleshje me policinë sot në Bangladesh gjatë grevës së përgjithshme, me ç'rast humbën jetën tre persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, kumtoi policia.
Partia "Xhamaat-i-islami" bëri thirrje në grevë të përgjithshme në mbështetje të kërkesës, që autoritetet ta ndërprejnë procesin gjyqësor kundër disa liderëve të saj, të akuzuar për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bangladesh për pavarësinë nga Pakistani në vitin 1971.
Në qarkun Xhesor kanë shpërthyer përleshje mes demonstrantëve dhe policisë, me ç'rast ka humbur jetën një polic, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.
Dy demonstrantë kanë humbur jetën në përleshjen në qytetin Bogra, rreth 176 kilometra nga kryeqyteti Daka.
Kundër gjashtë liderëve të partisë përfshirë edhe kryetarin Maulana Motiur Rahman zhvillohet proces gjyqësor në gjykatën speciale në Daka për krime ushtarake gjatë luftës për pavarësi. Organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut bënë thirrje për proces gjyqësor të drejtë dhe transparent, në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Bangladesh: Tre persona kanë humbur jetën në përleshjet e demonsrantëve dhe të policisë"