Lajmet e Fundit

Rasti “Monstra”, zbardhen detaje kundër akuzës

By Unknown - 1/10/13

Në Gjykatën Penale Shkupi 1 sot ka nisur procesi gjyqësor për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.


Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailovic, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailovic janë në arrati.
Agim Ismailovic, një nga të akuzuarit e parë para trupit gjykues ka dhënë deklaratën e parë, duke theksuar se në ditën kritike të vrasjes ka qenë xhami në lagjen Hasanbeg të Shkupit dhe se nuk ka të bëjë aspak me akuzën e ngritur ndaj tij.
Ai më tej ka shtuar se nuk njeh aspak dy të akuzuarit e tjerë Fejzi Aziri dhe Rami Sejdini, ndërsa me Alil Demirin ishte njohur përmes vëllait të tij Afrim Ismailovic dhe se të tre kishin punuar në një internet kafe. “Në ditën e krimit unë kam qenë në xhami rreth orës 18 dhe 19, ndërsa më pas kam shkuar në punë në ndrrimin e natës duke punuar deri në ora 4 të mëngjesit”, theksoi Agim Ismailovic.
Ai ka hedhur poshtë dëshmitë e prezantuara nga dëshmitari i mbrojtur me kodin E1, se në datat 9, 10 , 11 dhe 12 prill në ora 18.30 ka qenë tek Liqeni i Smilkovcit, ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë. Dëshmitari E1 ka dëshmuar për Agimin se ka pasur mjekër, por Agimi ka dëshmuar se ai asnjëherë në jetën e tij nuk ka pasur mjekër dhe se përshkrimi i tillë është shpifës.
Agimi gjithashtu ka përgënjeshtruar edhe dëshmitë e dhëna nga i akuzuari tjetër Haki Aziri, i njohur më parë si dëshmitari i mbrojtur dhe më pas i zbuluar, që doli si i akuzuar nga prokuroria. “Unë i hedh poshtë si të pabaza deklaratat e Haki Azirit, se në ditën kritike në ora 18.30 më ka marrë nga shtëpia Haki Aziri dhe më ka dërguar në Fushën e Topanes, dhe më pas është larguar gjoja nga makina. Këto deklarata nuk janë të Hakiut, por janë shkruar nga prokuroria”, ka theksuar Agim Ismailovic, transmeton INA.
Ai gjithashtu ka dëshmuar se vëllain e tij nuk e ka parë që nga fundi i prillit, pasi që ai gjatë prillit ishte fshehur nga policia, për shkak se ndaj tij kishte pasur vendim gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg prej një viti. Dëshmia e Fejzi Azirit

Një nga të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc dhe i akuzuar nga Prokuroria, Fejzi Aziri ka deklaruar para trupit gjykues se në kohën kur ka ndodhur kjo vrasje, ai ka qenë në fermën e tij dhe se ka pasur disa aktivitete ditore.
Ai me detaje ka përshkruar lëvizjen e tij gjatë tërë ditës së 12 prillit kur ndodhi vrasja e pesëfishtë.

“Në mëngjes kam qenë në gjykatë, pasi që kam pasur një proces gjykimi për një sulm të armatosur në vitin 2009 që kishte ndodhur tek ferma në Belimbegë, për të cilën vepër isha i akuzuar edhe unë. Pasdite kam qenë në komunën e Ilindenit, ku jam takuar me kryetarin e komunës Zika Stojanovski dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski në ceremoninë e ndarjes së vendimeve për legalizimin e objekteve. Gjatë kësaj ngjarje kam pasur rastin të bisedojë shkurtimisht me ministrin Janakievski lidhur me punët bujqësore dhe aktivitetet e mija”, ka rrëfyer Aziri.
Ai gjithashtu theksoi se në këtë ceremoni kishte marrë mirënjohje nga kryetari i komunës së Ilindenit për bashkëpunim, duke shtuar se në ora 17.30 kishte shkuar në fermën e tij, pasi që kryetari i komunës së Ilindenit dhe një mik i tij e kishin lutur ate që ti jap ndonjë qengj për festën e Pashkëve.

“Në fermë kam kaluar periudhën kur ka ndodhur vrasja në Smilkovc, ndësa në ora 21:30 kam qenë tek një i njohur, për çështje të një borxhi, ndërsa pas orës 23 kam fjetur në shtëpinë time”, ka dëshmuar Aziri, duke hedhur poshtë pretendimet e ngritura në aktakuzë.
Ai theksoi se të akuzuarit Alil Demiri dhe Haki Aziri janë nipër për nga motra dhe vëllai, dhe se me ta deri në muajin prill as që kishte kontaktuar shumë, por vetëm në raste kur ka pasur nevojë për ngarkesa apo shkarkim të mallrave në fermë.
Lidhur me tokën pranë lumit Smilkovc, Aziri ka theksuar se ka pronën me koncesion në këtë lokalitet dhe se 10 për qind e liqenit artificial ishte pjesë e tokës së tij. Ai dhe Agim Ismailovic kanë hedhur postë akuzat se kanë qenë në Afganistan apo në ndonjë vend tjetër arab.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Rasti “Monstra”, zbardhen detaje kundër akuzës"

Leave a Reply