Korrupsioni në drejtësi, nisin kontrollet
By Unknown - 1/10/13
Prokuroria e Përgjithshme po venë në zbatim planin e ideuar nga vetë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se sot, me ndihmën e 6 prokurorëve nis kontrolli në disa prokurori të rretheve kryesore.
“Në ndihmesë të këtij kontrolli do të jetë edhe 6 prokurorë të rinj që do t’i shtohen Prokurorisë së Përgjithshme, sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë"- thuhet në njoftimin e sotëm për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme.
Dje në ceremoninë e nënshkrimit të “Memorandumit për pasuritë të konfiskuara, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla deklaroi se krimi i organizuar dhe pastrimi i parave kërkon ndërhyrje të menjëhershme pasi ka dyshime se me paratë e ardhura nga këto aktivitete po investohen agjencitë hetimit. "Në punën tonë po përballemi me mënyra e mjete, të cilat dëshmojnë se krimi i organizuar tashmë ka arritur nivele që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe të koordinuar. Shqipëria është një vend i hapur dhe mundësitë për t’u kryer transaksione të paligjshme, në vlera të mëdha monetare janë më të shumta. Problematikë e mprehtë që po has në ditët e para të detyrës si Prokuror i Përgjithshëm, është fakti që pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme ka dyshime se përdoren për të korruptuar organet e zbatimit të ligjit që ndjekin hetimet për këtë lloj aktiviteti kriminal”, theksoi kryeprokurori Adriatik Llalla.
Kjo bëhet në kuadër të zotimit që ka dhënë kryeprokurori sapo mori postin. Asi ka deklaruar se prioriteti i tij është lufta kundër korrupsionit brenda organeve të drejtësisë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Korrupsioni në drejtësi, nisin kontrollet"