Paneta heq ndalimin ushtarak për femrat
By Unknown - 1/24/13
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka hequr ndalimin ushtarak, që femrat të shërbejnë në operacionet luftarake. Veprimi do të hapë qindra mijëra pozita, ku përfshihen luftimet e drejtpërdrejta, si në njësitet e këmbësorisë.Vendimi do t’ia bëjë të mundur ushtrisë, që deri më 2016 të kërkojnë ndonjë përjashtim, nëse besohet se ndonjë punë nuk bën për femrat.Paneta pritet ta bëjë një njoftim zyrtar për këtë gjatë ditës së enjte.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Paneta heq ndalimin ushtarak për femrat"