Këtë javë, aktivizimi i raketave Patriot
By Unknown - 1/24/13
NATO tha se do të fillojë aktivizimin e sistemit mbrojtës të raketave Patriot, që janë vendosur në Turqi përgjatë kufirit me Sirinë në këtë fundjavë. Gjenerali britanik Gary Deakin njoftoi se raketat Patriot të dërguara nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda kanë arritur në Turqi dhe aktualisht janë duke u vendosur në jug të vendit. Ai tha se NATO pret që bateritë holandeze të jenë të para për përdorim në këtë fundjavë. I gjithë sistemi pritet të jetë plotësisht operacional në fund të muajit. Turqia, që është anëtare e aleancës, i kërkoi NATO-s në nëntor, që urgjentisht të vendosë raketat Patriot për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore mes frikës së një përhapje të konfliktit nga Siria.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Këtë javë, aktivizimi i raketave Patriot"