Një shkupjan tentoi të kryejë sulm seksual mbi dy fëmijë
By Unknown - 1/29/13
Padi penale për sulm seksual në tentim mbi një minoren është parashtruar kundër shkupjanit 28-vjeçar I.G.. Ai iu dorëzua Prokurorisë kompetente themelore publike dhe iu shqiptua masa paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Dyshohet se gjatë nëntorit vitin e kaluar dhe në janar këtë vit ka kryer dy vepra penale mbi dy fëmijë të moshës prej 10 dhe 11 vjeçar.
Sipas njohurive të dokumentuara nga hetimi, ai më 2 nëntor vitin e kaluar rreth orës 18:15 në rrugën "Maksim Gorki" në afërsi të sheshit Maqedoni, ka takuar një fëmijë 11-vjeçar, të cilin ka tentuar ta dërgojë në një ndërtesë në katin e dytë. Në një moment ka tentuar ta tërheq dhe ta çrek nëpër trup, pas çka fëmija ka arritur të lirohet dhe ka ikur në një agjenci turistike, ku ka kërkuar ndihmë. I denoncuari ka hyrë në agjenci dhe të punësuarit i ka thënë se asgjë të keqe nuk ka bërë, por vetëm ka kërkuar që fëmija t'i tregojë ndonjë ndërtesë në afërsi, pas çka ka shkuar. Nga ana e babait të fëmijë, ngjarja është denoncuar në polici. Fëmija ka kryer njohje përmes fotografive dhe e ka njohur personin I.G.
Në rastin e dytë më datën 21 këtë muaj rreth orës 12:30 në rrugën "Nikolla Parapunov", personi i denoncuar ka takuar një vajzë 10-vjeçare, të cilën pasi e ka pyetur nëse e din se ku është ndërtesa numër 9 e ka kapur për dorë, duke dëshiruar ta dërgojë në hyrjen e ndërtesës. Vajza e ka lutur ta lëshojë, pas çka I.G. i ka thënë se është e përlyer në pantollona dhe ka filluar ta prekë, pas çka ia ka zhveshur pantollonat. Në një moment vajza u largua dhe ka ikur në shtëpi, ku është fshehur në dhomën e saj, e pastaj për ngjarjen i ka thënë nënës së saj. Ngjarja është denoncuar nga babi i fëmijë dhe është kryer njohje nga fotodokumentacioni, me ç'rast fëmija e ka njohur I.G.
Në vijim janë masa për ndriçimin edhe të veprave tjera penale, për të cilat ekziston dyshim se janë kryer nga i denoncuari.
Nëse qytetarët janë dëmtuar me kësi lloj vepra penale, rastet mund t'i paraqesin në stacionin më të afërt policor dhe bëjnë ekspertizë në fotodokumentacionin.
Personi i dyshimtë është i njohur për policinë për vepra të kryera penale "sulm seksual mbi minoren, i cili nuk ka mbushur 14 vjet", "dhunim në tentim" dhe "rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose zënkës".
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Një shkupjan tentoi të kryejë sulm seksual mbi dy fëmijë"