Gruevski nesër takon Menduh Thaçin
By Unknown - 1/29/13
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nesër pritet të realizoj një takim kokë më kokë me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Sipas burimeve të gazetës “Dnevnik”, takimi mes Gruevskit dhe Thaçit do të mbahet në Qeverinë e Maqedonisë dhe i njëjti është iniciuar nga vetë kryeministri.
Mësohet se, dy ish- partnerët qeveritar në takim do të bisedojnë për krizën politike, zgjedhjet ardhshme lokale si dhe procesin eurointegrues të Maqedonisë.
Përkundër përpjekjeve, agjencia e lajmeve INA nuk ka mund të marr një konfirmim për takimin e mundshëm mes Thaçit dhe Gruevskit. /tetova1
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Gruevski nesër takon Menduh Thaçin"