Lajmet e Fundit

Në pranga për përdhunim sulmuesi i Newcastle

By Unknown - 1/26/13

Sulmuesi 21-vjeçar i Newcastle United, Nile Ranger u arrestua mbrëmjen e së enjtes në banesën e tij pas akuzave për përdhunimit. 

Futbollisti akuzohet për përdhunimin e një femre në një hotel në qytetin e Newcastle. Hetimet nisën pas denoncimit të vetë të viktimës që dha edhe një përshkrim të agresorit të saj.

Autoritetet britanike thanë se janë duke hetuar rastin në fjalë, ndërkohë që për futbollistin është njoftuar masa e arrestit.

Ndërkohë, nga ana e klubit nuk ka asnjë reagim zyrtar, por burime pranë tij, të cituara nga mediat britanike thonë se janë në pritje të një rezultati më të qartë të hetimeve për të marrë masën ndëshkimore ndaj futbollistit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Në pranga për përdhunim sulmuesi i Newcastle "

Leave a Reply