Lajmet e Fundit

Armstrong: Rrëfehem për të pastruar çiklizmin

By Unknown - 1/26/13

Lance Armstron është shprehur i gatshëm të rrëfejë të gjithë të vërtetën e mashtrimit të madh përballë një komisioni ndërkombëtar sportiv, por jo përballë Agjencisë Amerikane Anti-Doping. 

Kjo e fundit, që nga Kongresi amerikan ka marrë edhe statusin e autoritetit zyrtar të ruajtjes dhe vëzhgimit të rregullave në sportet olimpike, “fundosi” karrierën e Armstrong me dosjen e saj voluminoze ku përshkruhej saktësisht se si çiklisti amerikan fitoi me mashtrim shtatë Ture të Francës.

“Lance Armstrong është i gatshëm të rrëfehet për dopingun në çiklizmin profesionist përpara një komisioni ndërkombëtar, por jo përpara Agjencisë Amerikane Anti-Doping, USADA”, deklaroi të premten përfaqësuesi ligjor i amerikanit, Timothy Herman.

Ai e argumentoi këtë duke thënë se USADA ka juridiksion të kufizuar duke qenë se shtrihet vetëm për skuadrën amerikane. Klienti im, shtoi Herman, kërkon të pastrojë çiklizmin dhe për këtë autoriteti i duhur është Agjencia Botërore Anti-Doping ose Komiteti Ndërkombëtar i Çiklizmit.

Tetorin e kaluar, agjencia amerikane anti-doping publikoi dosjen voluminoze sipas të cilës Armstrong ishte në qendër të një skeme të sofistikuar që i mundësonte dopiimin pa u vënë re nga autoritetet vëzhguese.

I vënë me shpatulla pas murit, çiklisti amerikan dorëzohet dhe para pak ditësh në një intervistë për Oprah Winfrey rrëfeu gjithcka, që nga mënyra se si siguroheshin substancat e ndaluara e deri tek skema e mashtrimit të kontrollit. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Armstrong: Rrëfehem për të pastruar çiklizmin"

Leave a Reply